Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi

18:38 | 24 November 2024
kryeministri-mori-pjese-ne-varrim*in-e-ish-ushtarit-te-uck-se,-behgjet-hetemi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, i cili vdiq nga sëmundja e kancerit në mushkëri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook me disa fotografi, shefi i qeverisë thotë se ka mbetur i pikëlluar nga ikja e tij.

“Pas dy muajve do të bëhej 60 vjeç. Katër vjet e gjysmë ishte i burgosur në Zajeçar të Serbisë në vitet e ‘80-ta. Në fshatin e tij të lindjes në Bistricë të Leposaviqit të cilin nuk e braktisi asnjëherë, bashkë me babain dhe vëllaun e tij, në vitin 1992, policia serbe i rrahu për vdekje, ndërsa gjatë luftës çlirimtare u inkuadrua në Zonën Operative të Shalës në UÇK. Vëllau tjetër Bashkimi dhe motra e tij dëshmore Fatimja, u mobilizuan në Likoc në Zonën Operative të Drenicës.  Sot pasdite në varrezat e Bistricës ia dhamë lamtumirën e fundit Behgjet Hetemit të cilin na e mori sëmundja e kancerit në mushkëri. Ishim bashkë me vëllaun e tij, Kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemin, ministrin Faton Peci, deputetët Armend Muja, Arjeta Fejza e Salih Zyba dhe shumë kolegë e aktivistë, bashkëluftëtarë e bashkëfshatarë. Fjalimin te varri e mbajti vajza e tij, Kosovarja, ushtare e FSK-së. Jemi të pikëlluar që na la por me fat që e njohëm, e krenar me veprat dhe jetën e tij”, ka shkruar Kurti

Më tej, Kurti thotë se Hetemi ishte kontakt shumë i çmuar i Lëvizjes Vetëvendosje e nga viti 2021 një mbështetës i politikave të Qeverisë në kthimin dhe rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në komunat veriore, e veçanërisht në Bistricë.

“Behgjet Hetemin do ta kujtojmë si një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në qëndresën e shqiptarëve në veri të Republikës. Prej vitesh ishte kontakt shumë i çmuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e nga viti 2021 një mbështetës i politikave të Qeverisë në kthimin dhe rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në komunat veriore, e veçanërisht në Bistricë”, ka shkruar kryeministri.

May be an image of 8 people

 

May be an image of 7 people

Komento: