Kryeministri në detyrë e shteroi rezervën shtetërore, Prokurorisë i bëhet kjo kërkesë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri në detyrë e shteroi rezervën shtetërore, Prokurorisë i bëhet kjo kërkesë

20:17 | 25 Dhjetor 2019

Haradinaj shtreroi rezervën shtetëore, e Prokurorisë i është kërkuar ta hetojë.

Qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, për shpenzimin e tërësishëm të Fondit rezervë, shoqëria civile dhe njohës të ekonomisë e cilësojnë të paarsyeshëm.

Berat Thaqi nga Instituti GAP, thotë se me shpërndarjen e paarsyetuar të mjeteve financiare, është shkelur Ligji për financat publike, raporton KTV.

Duke e konsideruar abuzim me paratë e taksapaguesve, kërkohet edhe hetim nga Prokuroria, për keqpërdorim të financave publike.

Në mbledhjen e 17 dhjetorit të Qeverisë së Kosovës, nga rezervat shtetërore u ndanë më shumë se 800 mijë euro.

358 mijë për Zyrën e kryeministrit, 390 mijë për shoqatat e dala nga lufta, e 70 mijë për Zyrën e koordinatorit për Kulturë Rini dhe Sport.

Në tabelën për ndarjen buxhetore, Qeveria ka ndarë edhe 25 mijë euro për Zyrën e kryeministrit, më saktësisht për Komisionarin për Gjuhët, dhe 80 mijë euro po për

Zyrën e kryeministrit, për kategorinë mallra e shërbime. Ndërkaq, 220 mijë euro janë ndarë për transmetuesin publik, në kategorinë subvencione dhe transfere.

Komento: