Kryeministri në detyrë emëron edhe një zëvendësministre

19:33 | 04 Prill 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.

“Liza Gashi nga sot është zëvendësministre në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Puna e përkushtimi i saj me diasporën e për diasporën tonë, tash merr formë tjetër e mundësi të re”, thuhet në komunikatë.

“Menaxhimi, ndërmarrësia, hulumtimi, diplomacia dhe zhvillimi janë fusha në të cilat znj. Gashi ka bërë studime dhe ka përvojë globale. Studimet Master për administratë publike i ka mbaruar në Arizona State University kurse ato Bachelor për marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike dhe gjuhë spanjolle në Ëartburg College në Ioëa. Po ashtu ka diplomuar në United World College në Kosta Rikë dhe në National University of Córdoba në Argjentinë”, thuhet tutje në komunikatë.

Liza Gashi nuk është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Komento: