Kryeministri në detyrë pas takimit me Lajçakun: I dëshirova sukses në finalizimin e procesit të dialogut

10:29 | 02 Mars 2021

Hoti pas takimit me Lajçakun: I dëshirova sukses në finalizimin e procesit të dialogut.

Kryeministri në detyrë është takuar me Emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak raporton Gazeta Express.

Hoti ka thënë se Lajcakun e ka falenderuar për bashkëpunimin dhe i ka dëshiruar sukses në finalizimin e procesit të dialogut.

“Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi”, ka thënë ai.

Tutje kreu i ekzekutivit në detyrë ka thënë se prej që ka rifilluar dialogu me Serbinë i janë përmbajtur tri parimeve bazë.

“Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, ka shkruar Hoti.

Komento: