
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për gjuajtjen me vezë që i është bërë sot zëvendësit të tij në Qeveri, Avdullah Hoti.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se këto janë veprime të dirigjuara nga mllefi i zgjedhjeve të 6 tetorit, por që nuk e shqetësojnë qeverinë.
Ka thënë se qeveria e tij po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shteti, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët.
“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e kriminn, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin”, ka shkruar Kurti.
Mirëpo, ishte vet partia e Kurtit, Vetëvendosje, dhe vet Kurti ata që në të kaluarën në raste shumë të shpeshta kishin gjuajtur me vezë zyrtarë të pozitës. /ORAinfo/