Krerët e koalicionit qeverisës, mbrëmë mbajtën një takim treorësh.
E pas kësaj, sot duke filluar nga ora 09:00, Ramush Haradinaj, Hashim Thaҫi dhe Kadri Veseli do të takohen me ambasadorin amerikan, Kosnett.
Kërkesa e SHBA-së për heqjen e tarifës doganore ndaj Serbisë ka shkaktuar probleme të mëdha në ekzekutiv, madje krerët e koalicionit nuk kanë arritur pajtueshmëri për këtë çështje as pas një takimi treorësh të mbajtur pasditen e së mërkurës.
Dimë se kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka shkaktuar krizë në koalicionin qeverisës.