Kryeministri pritet nga Kryetari i Deҫanit, edhe komandanti i KFOR-it në takim

12:03 | 25 Gusht 2020

Avdullah Hoti në Deçan pritet nga Bashkim Ramosaj, në takim edhe komandanti i KFOR-it.

Kryeministri Avdullah Hoti, mëngjesin e së martës ka vizituar komunën e Deçanit, ku është pritur në takim nga kreu i kësaj komunë, Bashkim Ramosaj.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it Michele Rissi. Hoti më pas do të qëndrojë për vizitë edhe në Manastirin e Deçanit.

Punimet në rrugën Deçan-Plavë janë kundërshtuar nga udhëheqës të Manastirit. Si rezultat i kësaj, është bërë pezullimi i punimeve.

Komento: