Kryeministri Rama: E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës

18:47 | 30 November 2019

Kryeministri Rama ka falënderuar ata që janë mobilizuar të ndihmojnë Shqipërinë pas fatkeqësisë që e goditi.

Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

“Përgëzoj me zemër për punën që është bërë nga skuadrat e vendeve të huaja. Pati një reagim të menjëhershëm nga kryeministrat e vendeve të tjera. E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës”, tha ai.

“Papa Françesku i kishte shprehur emocionet e tij në një mënyrë të mrekullueshme. Izraeli, i jashtëzakonshëm, na erdhi akoma pa e kërkuar”, tha tutje ai.

“U kam shkruar të gjithë udhëheqësve një letër dhe u kam kërkuar ndihmë. I kam shkruar kryeministrit Johnson dhe i kam kërkuar ndihmë. I kam kërkuar ndihmë kryeministrit të Japonisë, Suedisë dhe Zelandës së Re”, u shpreh ai.

“Gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë,flenë në rrethina”, tha ai.

Komento: