Kryeministri Rama: Kufi si me Kosovën synojmë edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri Rama: Kufi si me Kosovën synojmë edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë

12:23 | 01 Janar 2019

Kryeministri Edi Rama ka thënë se kufi si me Kosovën synojmë edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesazhin që dha për fundin e vitit, tha se hapja e kufirit që do të bëhet me Kosovën, synohet që të bëhet edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

“Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Schengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”, tha Rama.

Komento: