Kryeministri Rama prezanton projektin e ri të Teatrit Kombëtar

08:38 | 18 Maj 2020

Edi Rama prezanton projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kritikuar shumë për shkak të rrënimit të objektit të Teatrit Kombëtar.

Ditën e djeshme pati përplasje të shumta me protestuesve të shumtë që ishin ngritur kundër kësaj inciative dhe policisë.

Ndërkaq kreu i qeverisë shqiptare sot herët në mëngjes, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar projektin e ri të konceptuar nga arkitekti danez Bjarke Indels.

“Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”, ka shkruar ai.

Komento: