Kryeministri rus infektohet me koronavirus, Putini bën këtë veprim

20:03 | 30 April 2020

Kryeministri i Rusisë është infektuar me virusin e njohur si koronavirus.

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është prekur nga Covid-19. Sipas asaj që raportohet në mediat ndërkombëtare shkruhet se Mishustin i tha Presidentit Vladimir Putin të enjten se ai ishte diagnostikuar me koronavirus.

Duke folur në një takim televiziv, Mishustin sugjeroi që Zëvendës Kryeministri i Parë Andrey Belousov duhet të shërbejë tashmë si kryeministër në mungesë të tij.

Putin mbështeti propozimin e tij.

Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste me covid-19 dhe 1,073 vdekje të shkaktuara nga virusi.

Komento: