Kryeministri sërish ju kërkon llogari zëvendësministrave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri sërish ju kërkon llogari zëvendësministrave

12:12 | 31 Dhjetor 2018

Janë më shumë se 80 zëvendësministra. E ky numër i madh ka dëtyruar kryeministrin Ramush Haradinaj që të kërkojë nga ta llogari për punën që ata kanë bërë gjatë këtij viti.

Haradinaj, tha sot se është në pritje të raporteve të reja të punës së zëvendësministrave në Qeverinë e tij. Aktualisht, Qeveria Haradinaj ka më shumë se 80 zëvendësministra

Në një konferencë për shtyp në ditën e fundit të vitit, ai tha se pret që gjatë janarit, zëvendësministrat e tij t’ia dërgojnë raportet e dyta të punës.

Qeveria e Haradinajt është kritikuar gjerësisht gjatë vitit 2018 për numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar. Aktualisht Qeveria ka mbi 80 të tillë.

“E kemi paraparë një raport për fundvit, besoj gjatë janarit do t’i dërgojnë”, tha Haradinaj.

“Disa janë të mirë. Naim Qelaj për shembull (zëvendësministër i Drejtësisë) ka bërë punë të mirë në dokumente kundër dhunës në familje. Por janë shumë, e di. nuk ka dilemë që janë shumë”, tha Haradinaj.

Komento: