Ramush Haradinaj është rikthyer aty ku e ka nisur shkollimin.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka vizituar objektin shkollor në të cilin ka qenë nxënës. Ramush Haradinaj këtë vizitë e ka bërë me rastin e shënimin e ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Maxhun Çekaj” në Irzniq.
Gjatë kësaj ceremonie, ai ka kujtuar kohën kur ka qenë nxënës në këtë shkollë.
“Unë e kam vlerësuar që të marrë një kohë dhe të jem këtu për shkak edhe të banorëve të këtij vendi, të vlerës humane dhe familjare dhe vlerës kombëtare dhe patriotike e kontributit për liri”, ka thënë ai.
Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për Maxhun Çekajn.
“Kjo shkollë mban një emër të respektuar, origjinal dhe askush nuk mundët me e kundërshtuar apo me gjet ndonjë defekt të emrit të shkollës, Ai ishte njeri i jashtëzakonshëm, një edukator shembull por u kthy në prind për luftarët e ri, i edukoj, i aftësoj dhe nuk i la vetëm”, ka shtuar ai