Kryeministri sot raporton para deputetëve për Ujmanin e të pagjeturit

07:50 | 19 Nëntor 2020

Ujmani e të pagjeturit, Kryeministri sot raporton para deputetëve në dy interpelanca.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot.

Kryeministri Avdullah Hoti në ora 10:00 do të përballet me deputetët për dy tematika.

Me kërkesë të deputetit të Vetëvendosjes (VV) Liburn Aliu, do të mbahet interpelanca e kryeministrit Hoti lidhur me Përfshirjen dhe ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020.

Po ashtu me kërkesë të deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, do të mbahet interpelancë edhe sa i përket temës së të pagjeturve.

Në këtë seancë që pritet të fillojë në ora 10:00 pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje dhe raporte vjetore.

Komento: