Kryeministri thotë se pas ushtrisë, Kosova do të jetë në NATO

09:50 | 08 December 2018

Ushtria e Kosovës me 14 dhjetor pritet të votohet nga Kuvendi i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sapo të formohej Ushtria e Kosovës, vendi do të aplikonte për anëtarësim në NATO, edhe pse kjo e fundit u shpreh qartazi kundër kësaj nisme vetëm pak ditë më parë.

“Pas votimit të ligjeve më 14 dhjetor do të bëjmë atë që bën çdo vend tjetër që ka një ushtri, anëtarësohet në NATO, siç bëri Shqipëria”, u shpreh Haradinaj.

“Deklarata e zotit Stoltenberg nuk ishte saktësisht kundër formimit të Ushtrisë, por disa vende të NATO-s janë shprehur kundër, sepse brenda NATO-s ka disa qasje”, tha ai në një intervistë për TVA2.

Haradinaj madje është i bindur që Kosova do të bëhet më parë pjesë e Aleancës ushtarake se sa asaj politike. “Në NATO do të futemi më shpejt se sa në Bashkimin Europian. Ne i kemi bërë detyrat tona edhe për liberalizimin e vizave. Por pala tjetër me sa duket jo”.

Komento: