Kryeministri tregon për televizionin kroat nëse do të ketë korrigjim të kufinjve me Serbinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri tregon për televizionin kroat nëse do të ketë korrigjim të kufinjve me Serbinë

10:22 | 29 Janar 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionin z1 të Koriacisë ka thënë se korrigjimi i kufijve nuk mund të ndodhë dhe se Serbia është vetëm duke humbur kohë. Gjithashtu ai ka folur për ushtrinë serbe, duke nënkuptuar që taksa ka ndikuar që Serbia të gjenerojë më pak të ardhura e rrjedhimisht do të ‘blihen më pak armë’ nga Rusia.

“Kosova ka ushtrinë e vet dhe Serbia nuk mund të na dëmtojë”, tha Haradinaj.
“Në qoftë se ata kanë diçka kundër nesh, edhe ne nuk jemi duarbosh”, tha ai duke i dërguar porosi të qarta kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj tha se ka edhe një bashkëpunim ushtarak me Kroacinë por se nuk i pëlqen të flasë rreth saj pasi që kanalet veçse ekzistojnë.

“Beogradi po vazhdon fushatën e Luftës së Ftohtë kundër Kosovës” , njofton Klan Kosova.

I pari i Qeverisë së Kosovës për televizioni kroat tha se taksa ndaj produkteve serbe tanimë është një realitet.

“ Ata nuk besonin se ne do t’i vendosnim taksën, por ata humbën një të katërtën e tregut gjatë natës. Tani ata do të kenë më pak para për të blerë armë në Moskë dhe më pak para për pagat e ushtarëve”, tha ai.

Haradinaj tha se ky është një rast i mirë për Kroacinë sepse tani ata mund kualifikohen për të importuar produkte në Kosovë.

Ai krejt në fund e ka përshendetur edhe shokun e tij kroat, gjeneralin Antu Gotovinu.

Komento: