Kryeministri viziton sot Doganën e Kosovës

10:03 | 09 January 2019

Kryeministri i Kosovës sot do ta vizitojë Doganën e Kosovës.

Pas vendimit për taksë 100 për qind ndaj produkteve dhe brendeve ndërkombëtare me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja, kryeministri do të vizitojë sot Doganat e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ku është bërë e ditur Agjenda e Kryeministrit Haradinaj, raporton lajmi.

Kryeministri Haradinaj po ashtu do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore, me rastin e 20 vjetori të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, akademi kjo e cila organizohet nën patronatin e kryeministrit.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj tash e sa kohë ka deklaruar se Kosova nuk do ta tërheqë taksën.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka deklaruar se Kosova do ta bëjë këtë veprim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën.

Komento: