Kryeministri ‘zbut’ qëndrimin ndaj taksës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kryeministri ‘zbut’ qëndrimin ndaj taksës

12:11 | 31 Janar 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur pas takimit disa orësh me krerët e shtetit dhe ambasadorin amerikan dhe ka bërë të ditur që largimi i taksës është kërkesë e vazhdueshme e shtetit amerikan por që ai nuk e kupton pse duhet taksa të bëhet pengesë për dialogun me Serbinë.

“Unë jam i interesuar për t’u arritur një marrëveshje me Serbinë pa çmimin e territorit dhe Zajednicës. Ne nuk e kushtëzojmë dialogun me ndonjë vendim të qeverisë së Serbisë. Ky është një vendim i Qeverisë Sovran dhe i brendshëm”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për takimin e djeshëm me koalicionin qeverisës, Haradinaj ka thënë se biseda ka qenë për të gjitha sfidat që e presin Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova para vetës ka vështirësi të mëdha, ngase është krijuar bindje se taksa po e pengon dialogun.
“Takimi i djeshëm ka qenë me partnerët e koalicionit. Biseda ka qenë për të gjitha sfidat që na presin. Kemi vështirësi të mëdha, dhe ekziston bindja që taksa është pengesë për dialogun. Ne i dëgjojmë me kujdes këto reagime. Dëshira jem është me e vazhdu dialogun mirëpo nuk e kuptoj kushtëzimin. Unë them që tavolina e heq taksën, po pse taksa ta heq tavolinën”, ka thënë tuitje ai.

I pyetur nëse ambasadori amerikan ka kërkuar edhe sot që taksa të hiqet, Haradinaj tha se kjo është një kërkesë e vazhdueshme, mirëpo nuk është në rregull sipas tij që Kosovës t’i vihen kushte.

“Është një kërkesë e vazhdueshme dhe kam respekt për këtë kërkesë, por nuk dua të ndërlidhen temat. Një marrëveshje me Serbinë mund t’i zgjidhë të gjitha problemet. Nuk është në rregull Kosovës t’i vihen kushte për tavolinë. Ne kemi delegacion shtetëror dhe së shpejti edhe platoformë, nuk e kuptoj kushtëzimet”, tha ai

Komento: