Zyra e kryeministrit Kurti e siguron shëndetin në udhëtime jashtë vendit për një vit.
Kryeministri, Albin Kurti bashkë me zyrtarët e tij e ka bërë sigurimin e shëndetit në udhëtimet jashtë vendit.
Tenderi i cili është realizuar me procedurë të koutimit quhet “Shërbime të sigurimit të shëndetit në udhëtim”.
Në vlerë prej 4.823,50 euro është përzgjedhur kompania “Sigal Uniqa Group Austria” SH.A, shkruan lajmi net.
Lënda e kontratës është 1, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet e shengenit, sasia 96. 2, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet e SHBA-së, sasia 54, dhe 3, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet në Britani të Madhe, sasia 41.