Kryeministria thotë se sindikalistët mirëpriten ligjet për paga dhe për zyrtarë publikë

18:14 | 23 December 2022

Zyra e Kurtit thotë se sindikalistët mirëpriten ligjet për paga dhe për zyrtarë publikë.

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, njofton se ai sot priti në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Në komunikatë thuhet se sindikatat kanë mirëpritur votimin e dy ligjeve për pagat dhe për zyrtarët publikë.

“U tha se BSPK ka mirëpritur votimin e Ligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, ndërsa u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin”.

Kryeministri Kurti thuhet ta ketë falënderuar Hykollin për bashkëpunimin gjatë projektimit të dy ligjeve që së fundi u votuan në Kuvend.

“Duke falënderuar kryetarin e BSPK-së për bashkëpunimin në ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria mirëpret vazhdimin e dialogut social edhe në vitin 2023”.

Duke mos u përmendur konfliktet e vazhdueshme të këtij viti mes Qeverisë dhe sindikatave, thuhet se “Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së, si dhe u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat”.

Komento: