Kryeministrja daneze në Grenlandë për ‘shfaqje mbështetjeje’ pas kërcënimeve të Trumpit

21:56 | 23 Janar 2026
kryeministrja-daneze-ne-grenlande-per-‘shfaqje-mbeshtetjeje’-pas-kercenimeve-te-trumpit

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen po e viziton kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, për bisedime me udhëheqësin e territorit, Jens-Frederik Nielsen, pas një jave të mbushur me ngjarje të papritura.

Vizita vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi kërcënimet e tij për të marrë me forcë ishullin Arktik dhe pranoi negociata të mëtejshme.

Tensionet ishin rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, deri në një kthesë të papritur të mërkurën, kur Trump papritmas përjashtoi veprimin ushtarak dhe tërhoqi kërcënimet e tij për të vendosur tarifa për disa aleatë evropianë, raporton BBC.

Trump postoi në mediat sociale se ishte arritur një “kornizë e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Groenlandën”, pas takimit të tij me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Komento: