Kryeministrja e Danimarkës shihet duke qarë, kjo është arsyeja.
Mette Frederiksen, hyri e pezmatuar dhe doli me lot në sy, nga fermat ku mbaheshin vizonët.
Vendi nordik po përjeton momente të vështira, edhe politike, jo vetëm nga kriza ekonomike si pasojë e Covid-19, por edhe nga një vendim shumë i diskutuar që solli shfarosjen e gjithë ekzemplarëve të vizonëve, kafshës më të njohur botërisht për peliçen e saj të shtrenjtë.
Kryeministrja vizitoi një nga fermat që rrisin këtë specie të vyer, në qytetin verior të Kolding.
“Pronarët e fermës panë aktivitetin e një jete të shkatërruar në pak ditë.
Ka qenë e vështirë për ta, por edhe për mua”, deklaroi Frederiksen midis lotëve.
Rreth 17 milionë ekzemplarë vizonësh janë vrarë në pak javë në Danimarkë pasi autoritetet shëndetësore gjetën në këtë kafshë një mutacion të Covid-19 që mund të ulë efektivitetin e vaksinave.
Por, çështja e sigurisë shëndetësore nuk e uli protestën, jo vetëm atë të ambientalistëve, por edhe të partive të ndryshme politike, që shtrënguan qeverinë ditët e fundit të pranojë se nuk kishte bazat ligjore për të vendosur asgjësimin edhe të kafshëve të paprekura nga pandemia.
Si pasojë e polemikave, ministri i Bujqësisë dorëzoi dorëheqjen.