Kryeministrja e Serbisë tregon kushtin për të vazhduar dialogun me Kosovën

10:30 | 25 December 2018

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit të saj rreth kushtet për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Brnabiq, ka thënë se kanëi shkuar 50 hapa prapa me Kosovën, pas vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.
Në një intervistë për RTS, Brnabiq ka theksuar se rajoni ka nevojë për paqe dhe stabilitet në mënyrë që të përparojë dhe se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën kur taksat të hiqen.

“Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal”, tha Brnabiq.

Ndërsa komentoi deklaratën e zëdhënësit të KFOR-it, Vincennes Gras, se njësitë speciale të Rosu nuk kanë obligim që t’i kërkojnë dikujt leje për të ardhur në veri të Kosovës, kryeministrja serbe thotë se pajtohet me deklaratën e Daçiqit që KFOR-i duhet të na japë një manual “çfarë mund, ose çka nuk mund të bëjnë”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “asnjë formacion i armatosur i shqiptarëve” nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa pëlqimin e KFOR-it. Sipas tij, një marrëveshje e tillë me NATO-n duhet të shndërrohet në një doracak që duhet respektuar nga të gjithë në terren.

Komento: