Kryeministrja italiane, Meloni sheh dramën nga helikopteri – Pa se si qyteti në Sicili po ‘shkatërrohej’ nga rrëshqitja e dheut

18:56 | 28 Janar 2026
kryeministrja-italiane,-meloni-sheh-dramen-nga-helikopteri-–-pa-se-si-qyteti-ne-sicili-po-‘shkaterrohej’-nga-rreshqitja-e-dheut

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka parë nga afër situatën e krijuar në qytetin sicilian Niscemi, ku dhjetëra shtëpi mbetën “buzë gremine” pasi një rrëshqitje dheu goditi zonën.

Shtëpitë në një kodër në Niscemi, një qytet i vogël në Sicili, po shemben gradualisht drejt fushës poshtë, duke detyruar më shumë se 1,500 njerëz të evakuohen.

Fatkeqësia ndodhi të dielën në mbrëmje, por vazhdoi të përhapet të hënën.

Si pasojë, Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme të hënën për shkak të shkatërrimeve të shkaktuara javën e kaluar në Kalabri, Sicili dhe Sardenjë nga cikloni “Harry”, i cili shkaktoi rrëshqitje të madhe dheu në qytetin sicilian Niscemi.

Komento: