Kryeministrja May paralajmëron dorëheqjen pas marrëveshjes së BREXIT

19:14 | 27 March 2019

Krymenistrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se do të heqë dorë nga posti i saj pas marrëveshjes së Brexit.

Ajo u ka premtuar deputetëve të saj se do të heqë dorë pasi marrëveshja e saj të dorëzohet dhe nuk do të jetë përgjegjëse për fazën tjetër të bisedimeve të Brexit-it.

Kryeministrja nuk ka caktuar një datë për fillimin e marrëveshjes. Faza e negociatave tregtare pritet të fillojë në vjeshtë – duke sugjeruar se ka në plan të kryesojë konferencën e Partisë Konservatore në fund të shtatorit, transmeton lajmi.net.

Në mes zemërimit në lidhje me çështjen e divorcit, zonja May i tha partisë së saj se “nuk do të mbajë postin për fazën tjetër të negociatave”.

Zonja May pranoi se largimi ishte “më herët” se sa kishte planifikuar, por pranoi se ishte e nevojshme të “ofrohej një Brexit i qetë dhe i rregullt”.

Komento: