Bërnabiq e quan të tmerrshëm bashkimin e misioneve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk i ka pëlqyer aspak nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë për unifikim të misioneve diplomatike.
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, si dhe homologu i tij nga Kosova, Behgjet Pacolli nënshkruan të martën marrëveshjen për unifikimin e misioneve diploamtike dhe konsullore si dhe u morrën vesh për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.
“Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”, ka shkuar Pacolli në Twitter rreth kësaj marrëveshje.
Edhe Gent Cakaj kishte shkroi për këtë marrëveshje duke thënë se kjo do të hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta insititucionale.
Por, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e ka dënaur nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë të tmerrshme.
Ajo duke folur për televizionin serb Pink ka thënë që është skandaloze që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo thotë se kjo marrëveshje u nënshkrua në një kohë kur BE’ja po zgjedh liderët e rinjë dhe në këtë mënyrë Brukseli zyrtar nuk ka mundur të reagojë.