Kryeministrja serbe: Është e rëndësishme të presim në Beograd kancelarin gjerman dhe kryediplomatin rus

13:06 | 05 Qershor 2022

Bërnabiq: Është e rëndësishme të presim në Beograd kancelarin gjerman dhe kryediplomatin rus.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar të dielën se në situata të jashtëzakonshme është e rëndësishme të kenë vend për të pritur në Beograd edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz si dhe kryediplomatin rus, Sergei Lavrov.

Të dytë kanë paralajmëruar vizita në Beograd gjatë këtij muaji.

E pikërisht Gjermania dhe Rusia kanë mospajtime të thella për sa i përket luftës në Ukrainë. Berlini zyrtar ka paralajmëruar se do ta furnizojë Ukrainën me armë të avancuara.

Në mes këtyre divergjencave mes Kremlinit dhe Berlinit, Beogradi po konsideron mundësi.

“Në një botë ku të dy palët nuk duan të flasin dhe nuk duan të dëgjohen, është e rëndësishme të kemi një vend ku mund të vijnë edhe ministri i Jashtëm rus, edhe kancelarja gjermane”, ka thënë Brnabiq të dielën, raporton Tanjug, transmeton Express.

Beogradi ka pasur rol neutral për sa i përket luftës në Ukrainë. Ka mbrojtur sovranitetin territorial ukrainas, por ka lidhur marrëveshje të re për furnizim të gazit me Rusinë.

Komento: