Kryeministrja serbe flet nga Parisi, kërkon nga Prishtina shfuqizimin e taksës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kryeministrja serbe flet nga Parisi, kërkon nga Prishtina shfuqizimin e taksës

18:56 | 19 Qershor 2019

Taksa ndaj Serbisë vazhdon të jetë temë shumë e diskutuar.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq deklaroi sot se ende nuk dihet nëse do të mbahet takimi i paralajmëruar me Prishtinës dhe Beogradit për datën 1 korrik në Paris.

Ajo tha se takimi i Berlinit duhet të rezultojë me vazhdimin e procesit të dialogut, por që sipas saj, deri te kjo nuk mund të vijë derisa Prishtina zyrtare nuk pranon të heqë taksat, për të cilat kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se do të ndodhë vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën si shtete të pavarur.

“Kjo nuk është diçka që thotë vetëm Beogradi, por këtë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë – Shtetet e Bashkuara, anëtarët e BE-së e deri te njerëzit që iniciuan takimet në Berlin dhe Paris”, tha Brnabiq në Paris pas takimit me homologun e saj francez, Edouard Phillipe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!