Kryeministrja serbe në Paris hedh poshtë propozimin franko-gjerman: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë propozime të reja

22:16 | 29 November 2022

Brnabiq në Paris hedh poshtë propozimin franko-gjerman: Pa u themeluar Asociacioni, nuk diskutojmë propozime të reja.

Pas takimit me kryeministrin e Francës, Elizabeth Bourne në Paris, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen.

Siç shkruajnë mediat serbe, ajo gjithashtu ka thënë se Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas saj, nëse nuk zbatohet Asociacioni, është e pakuptimtë të diskutohen propozime të tjera.

Ajo i është përgjigjur edhe një pyetje të një gazetari, i cili ka kërkuar përgjigje nga Brnabiq lidhur me propozimin franko-gjerman për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e mëparshme për normalizim si dhe ka refuzuar t’i implementojë ato, prandaj sipas saj, diskutimi i marrëveshjeve të reja nuk ka kuptim.

Komento: