Kryeministrja serbe: Së pari të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, pastaj nënshkruajmë marrëveshje të reja

20:09 | 25 November 2022

Bërnabiq: Së pari të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, pastaj nënshkruajmë marrëveshje të reja.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të BE-së, me të cilët ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka thënë se me ambasadorët është pajtuar që së pari të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para dakordimit për marrëveshje të reja.

Veçanërisht, ka thënë Bërnabiq, është me rëndësi që fillimisht të implementohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“S’mund të ketë marrëveshje të reja kur e para nuk është implementuar ende”, ka thënë ajo në një konferencë me kreun e delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Giofre.

Komento: