Kryeministrja serbe takon Palmerin, tregon kushtin e tyre për t’u kthyer në dialog

18:08 | 08 Maj 2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë shumë e diskutuar në vend dhe jo vetëm.

Ana Brnabiq, Kryeministre serbe është takuar sot në Sarajevë në kuadër të Samitit të BERZHIT, me ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Matheë Palmer, me të cilin kanë diskutuar rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton tanjug, Brnabiq ka thënë se Serbia kthehet në dialog vetëm në momentin që Prishtina anulon vendimin për taksë ndaj produkteve të Serbisë.

Ndër të tjera ajo e ka falënderuar Palmerin për presionin që kanë bërë në drejtim të autoriteteve në Prishtinë për të hequr taksën.

Ajo ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë të qartë në Berlin edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.

“Presidenti Vucic ishte krejtësisht i qartë për këtë dhe në Berlin ishim plotësisht të qartë. Serbia deri më tani është treguar konstruktive dhe racionale, por kjo është një vijë e kuq që nuk mund të lëvizin”, ka thënë Brnabiq.

Komento: