Kryemistri Kurti priti në takim deputetin ukrainas, folën për situatën aktuale në Ukrainë

20:00 | 27 Tetor 2022

Kurti priti në takim deputetin ukrainas, folën për situatën aktuale në Ukrainë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në zyrën e tij deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, Kurti e falënderoi atë për interesimin dhe afërsinë me Kosovën, inicimin e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina dhe për mbështetjen e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Teksa e njoftoi deputetin ukrainas Goncharenko me të gjitha vendimet dhe veprimet që Kosova ka ndërmarrë për solidarizim dhe përkrahje të Ukrainës; për vendosjen e menjëhershme të sanksioneve, largimin e vizave për qytetarët ukrainas, pranimin e 11 gazetarëve nga Ukraina të cilët tashmë janë banorë të Prishtinës dhe për format e tjera të solidarizimit”, thuhet në komunikatën për media.

Ata folën për situatën aktuale në Ukrainë dhe rëndësinë për të vazhduar mbështetja ndaj Ukrainës nga vendet demokratike.

“Folën për situatën aktuale në Ukrainë, për rezistencën e admirueshme të popullit ukrainas, rëndësinë për të vazhduar mbështetja ndaj Ukrainës nga vendet demokratike dhe për ndikimin që agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse ka pasur në të gjithë kontinentin e Evropës. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e njoftoi më shumë për zhvillimet në Kosovë dhe qeverisjen, situatën në rajon, raportet e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për raportet e afërta të Serbisë me Rusinë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se ata folën edhe për për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Komento: