Kryen testet mjekësore, ky është përforcimi i ri i Juventusit

10:34 | 14 Janar 2019

Aaron Ramsey ka përfunduar pjesën e parë të testeve mjekësore me Juventusin, pasi mesfushorin e Arsenalit ka arritur gjithnjë e më afër nënshkrimit të një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Serie A, përcjell ORAinfo.

Uellsiani do të bëhet një agjent i lirë këtë verë, kur të përfundojë marrëveshja e tij aktuale me Topçinjët.

Klubet drejtuese nga e gjithë Evropa kanë shprehur interes në shtimin e 28-vjeçarit në radhët e tyre përkatëse./ORAinfo/

Komento: