Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhshme në Bruksel

20:41 | 26 Qershor 2024
kryenegociatoret-e-kosoves-dhe-serbise-takohen-javen-e-ardhshme-ne-bruksel


Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell pas përfundimit të takimit ka thënë se pozicionet e dy palëve mbesin të largëta për zbatimin e marrëveshjes.

Ai paralajmëroi se dy kryenegociatorët do të ftohen javën e ardhshme në Bruksel nga emisari Miroslav Lajçak.

Ndërsa, Kurti në deklarimin e tij për media pas takimit tha se takimi mes dy kryenegociatorëve do të jetë me gjasë më 2 korrik.

“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë me dy korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por zbatimi i marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”, tha Kurti.

Komento: