Kryeparlamentari Konjufca dënonë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës

10:44 | 24 Shkurt 2022

Konjufca: E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës.

Rusia ka nisur në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës.

Në Donetsk janë dëgjuar shpërthime, ndërsa po ashtu shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër të Ukrainës, Kiev.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë që e dënojnë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmin masiv ushtarak me synim të pushtimit të Ukrainës. E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës. Në këto momente sfiduese për paqen globale dhe të drejtën ndëkombëtare, sikur e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase”, ka thënë ai.

Komento: