
Glauk Konjufca e shkarkon këshilltarin Drilon Gashi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit, Drilon Gashin, njofton Klankosova.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Konjufcës, por nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së shkarkimit të Gashit.
Gashi, para disa dite, pati punë me institucionet e drejtësisë ku e mori një vërejtje për dhunë në familje.