Konjufca pret ambasadoren estoneze, e falenderon për përkrahjen në proceset integruese.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar ambasadoren jo-rezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu.
Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Estonia mike dhe partnere strategjike i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantike, thuhet në komunikatën e Kuvendit, përcjell Klankosova.tv.
Gjithashtu, ambasadorja Jõesaar-Ruusalu ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës.