Kryeparlamentari Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sakar

12:31 | 31 Janar 2023

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sakar.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Bëhet e ditur se ai e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë po ashtu se në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Komento: