Kryeparlamentari Konjufca sërish votoi ndryshe nga Vetëvendosja

14:21 | 29 Korrik 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sërish ka votuar ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e sotme, nuk është miratuar Projektligji që rregullon çmimin e produkteve medicinale, për të cilin deputetët e opozitës janë ‘përplasur’ me partinë në pushtet.

Kur Projektligji u hodh në votim pas një debati të zgjatur rreth kësaj teme, Konjufca abstenoi, ndërkohë që VV votoi kundër, njofton Klankosova.tv. Njësoj pati vepruar edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.

Komento: