Kryeparlamentari Veseli tregon çka u bisedua në takimin me liderët shtetëror

14:14 | 11 February 2019

Pak çaste me parë ka përfunduar takimi mes krerëve të shtetit i cili është mbajtur në zyrën e kryeparlamentuarit Kadri Veselit.

Në këtë takim Presidenti Thaci bashkë me koalicionin qeverisës dhe përfaqësuesin e PSD’së kanë biseduar për platformën e dialogut, që pritet të miratohet në Kuvend.

Siç njofton e Komunikimit me media, në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se “Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut”.

Komento: