Kryeparlamentarja Haxhiu pret në takim homologun shqiptar, Peleshin

10:30 | 02 Mars 2026
kryeparlamentarja-haxhiu-pret-ne-takim-homologun-shqiptar,-peleshin

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Takimi ndërmjet dy homologëve u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeparlamentarit shqiptar në Kosovë.

Gjatë ditës, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, do të pritet në takim në orën 11:15 nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërkaq, në orën 11:50, ai do të zhvillojë takim edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. /EO

Komento: