Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim në gjuhën angleze: Sot festojmë për paqen, lirinë dhe aleancat tona

10:15 | 12 Qershor 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorët e QUINT-it, dhe komandatin e KFOR-it, kanë nderuar sot ushtarët e rënë të NATO-s në 21 vjetorin e çlirimit në Kosovë.

Osmani në nderim të të pranishmëve fjalimin e saj e ka mbajtur në gjuhën angleze.

Kjo ditë, sipas Osmanit, është për të festuar lirinë mirëpo edhe miqësitë dhe aleancat.

“Kjo është një ditë për të festuar paqen, miqësitë dhe lirinë. Ne duam paqe, drejtësi dhe pajtim. Por para se ta kalojmë faqen, duhet ta lexojmë dhe kuptojmë. Kjo nuk është histori vetëm e njerëzve tanë, por edhe aleancave, dhe civilizimit tonë. Para 21 viteve, populli jonë ishte në ditët më të zeza të një spastrimi etnik, dhe krimeve të kryera nga regjimi i Millosheviqit. Kjo nuk ishte luftë mes dy popujve por mes dy botëve”, tha Osmani.

Tutje ajo, tha se sot duhet të kujtohen të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja që Kosova sot të festojë lirinë.

“Sot teksa festojmë ditën e çlirimit, ne kujtojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Ne kujtojmë fëmijët e vrarë nga regjimi që nuk kurseu askënd. Ne kemi dështuar që agresorët t’i vëmë para drejtësisë. Sot ju kujtojmë edhe ju aleatët tanë, ushtarët me kurajo të KFOR-it që sakrifikuan për t’i shpëtuar disa njerëz që ata nuk i njihnin”, tha ajo.

“Do të jemi gjithmonë mirënjohës që keni qenë me ne në luftë e në paqe. Kosova sot është e lirë dhe me diversitet”, në fund Osmani.

Komento: