Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale thërret konferencë për media

09:30 | 11 Shtator 2024
kryeprokurori-i-prokurorise-speciale-therret-konference-per-media

Kryeprokurori i Prokrurorisë Speciale, Blerim Isufaj sot në drekë do të mbajë një konferencë për media.

Prokuroria Speciale ka njoftuar për orën e konferencës, por pa e bërë të ditur arsyen.

“Ju njoftojmë se sot, 11 shtator 2024, duke filluar nga ora 12:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në sallën në katin e VI-të, në objektin e PSRK-së, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Komento: