Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë që ata do të luftojnë kundër të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.
“Do luftojmë kundër gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, pa dallim, pavarësisht pozitës që kanë”, ka thënë Isufaj në konferencë për media.
“Sistemi prokurorial nuk bënë skenarë por punon sipas Kushtetutës”.
Këto komente të tij vijnë pasi kryeministër Albin Kurti “sfidoi” prokurorinë që të guxojë të shkojë ta marrë.