Kryeprokurorja e Hagës për deklaratën e Clarkut e Rubinit: Nuk kishin informacione për UÇK-në

10:56 | 09 Shkurt 2026
kryeprokurorja-e-hages-per-deklaraten-e-clarkut-e-rubinit:-nuk-kishin-informacione-per-uck-ne

Kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West në fjalën hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë së dëshmitarët e mbrojtjes, duke aluduar në dëshmitarët ndërkombëtarë si Wesley Clark dhe James Rubin, nuk kishin informacione për UÇK-në.

“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë, 7 të mbrojtjes, ndërkombëtarë, të cilët ishin përfshirë në përpjekje për të sjellur paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e tyre kanë vlerë, puna e gjykatës është e ndryshme. Shtatë ndërkombëtarët kanë pasur pak informacion, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërpveruar vetëm për pak herë me aktorët kryesorë, nuk kanë parë asnjëherë rregullore e komunikata të UÇK-së”, tha West./Ekonomia Online

Komento: