Kryeqyteti i Ukrainës vendos shtetrrethim

18:05 | 24 Shkurt 2022

Kryebashkiaku i Kiev-s në Ukrainë ka urdhëruar një shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas në përgjigje të sulmeve të Rusisë.

Vendimi i Vitali Klitschko erdhi pasi pa mjete treguan një pjesë të banorëve të qytetit që përpiqeshin të largoheshin me makina duke bllokuar pikat kryesore të daljes nga qyteti.

Kjo është raportuar nga Aljazeera.

Klitschko ka njoftuar se shtetrrethimi do të nis nga ora 22:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, tha ai, shkruan lajmi.

“I kërkojmë të gjithë gjithë banorëve të Kiev-ës, që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, veçanërisht si punonjës të kompanive të infrastrukturës, duhet të keni dokumente identifikimi”, shtoi ai.

Duhet përkujtuar që nga sulmet e Rusisë mëngjesin e sotëm mbetën të vdekur disa persona, e shumë të tjerë të lënduar.

Rreziku i ukrainasve që po kanoset nga Rusia është duke vazhduar. Tashmë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se rusët po tentojnë të marrin nën drejtim edhe pjesën e Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin Çernobilin (centralin bërthamor). Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet. Ky është deklarim i luftës kundër gjithë Evropës”, shkroi presidenti ukrainas.

Lidhur me zhvillimet e fundit në Ukrainë kanë reaguar thuajse të gjithë shtetet e botës, ndërsa pak më parë ka filluar edhe takimi i liderëve të G7.

Komento: