Kryeshefi i Telekomit nënshkruan marrëveshje për një strategji gjithëpërfshirëse

14:42 | 11 July 2019

Telekomi i Kosovës së shpejti do t’i nënshtrohet një strategjie gjithëpërfshirëse.

Dhe, për këtë janë hedh hapat e parë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi sot ka nënshkruar me drejtuesin e Kolegjit Universitar “UBT”, Edmond Hajrizi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është shfrytëzimi i të gjitha mundësive ekzistuese për zhvillimin e ideve më inovative në tregun e telekomunikimeve në vendin tonë, shkruan ORAinfo.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Bedri Istrefit

Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi mes Telekomit të Kosovës dhe Kolegjit Universitar “UBT”, ku së bashku me rektorin Edmond Hajrizi, dhe në bashkëpunim me disa nga universitetet më prestigjioze botërore, do të fillojmë me përgatitjen e strategjisë gjithëpërfshirëse për Telekomin e Kosovës, qëllimi i së cilës është identifikimi dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive ekzistuese për zhvillimin e ideve më inovative në tregun e telekomunikimeve në vendin tonë.

Komento: