Kryeshefja e IPK-së tregon kush u prangos, çka u kontrollua dhe çka u gjet gjatë aksionit të sotëm në veri

15:23 | 28 May 2019

Njësia Speciale e Kosovës ka kryer sot një operacion të madh në veri të vendit.

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka treguar detaje nga aksioni i sotëm i IPK-së dhe Policisë që hasi në një rezistencë të armatosur në veri të Mitrovicës.

Kelmendi tha se në operacionin e sotëm janë bastisur 12 lokacione, janë prangosur 19 policë si dhe ka treguar sendet ilegale që janë konfiskuar.

Kelmendi gjithashtu ka konfirmuar se zyrtarët e prangosur të Policisë janë suspenduar nga puna.

“Me urdhër të Prokurorit është kryer aksioni. Në operacionin e sotëm janë bastisur 12 lokacione. Janë prangosur 19 punonjës të Policisë së Kosovës, prej tyre 11 të nacionalitetit serb, 4 të nacionalitetit shqiptar dhe 4 të nacionalitetit boshnjak. Prej punonjësve të prangosur një ka qenë në gradën e kapitenit, komandant stacioni, 3 në gradën e rreshterit . Janë konfiskuar sende të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova, si ar më, pajisje teknologjike dhe një sasi parash. Zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga detyra”, ka thënë Kelmendi.

Komento: