Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

21:27 | 08 Nëntor 2020

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër.

Në rend dite janë pikat e papërfunduar nga Seancat plenare të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8, 16 dhe 29 tetor 2020.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 8, 12, 16 dhe 29 tetor 2020, pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 21 dhe 29 tetor 2020, pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 21 dhe 29 tetor 2020, pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 29 tetor, 2 dhe 3 nëntor 2020 dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në seancën e re, ndër të tjera është edhe interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020” dhe interpelanca për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, nga Saranda Bogujevci.

Komento: