
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë nesër mbledhjen e parë nën udhëheqjen e re.
Mbledhja nis në ora 11:00 dhe zhvillohet në sallën C-301.
Ky është rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare:
Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Të ndryshme.
Ndryshe të hënën deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën edhe Kryeparlamentaren e re, Vjosa Osmani.